Ish-mesfushori i Manchester United, Paul Scholes, bëri 499 paraqitje me klubin, duke shënuar 107 gola.

Ai u pensionua në vitin 2013, ndonëse ishte tërhequr fillimisht në vitin 2011, por ishte kthyer në janarin e vitit 2012.

Megjithatë ai ka treguar arsyen pse ka vendosur të pensionohet. Ishte pikërisht uellsiani Gareth Bale, sa ishte pjesë e Tottenham Hotspur.

“Më kujtohet se luajtëm një ndeshje në shtëpi kundër Tottenham dhe ishte vetëm ndeshja e tretë ose e katërt e sezonit. U mposhtëm në shtëpi 3-2”, ka treguar Scholes.

“Zotërimin e kisha të mirë, por më kujtohet Mousa Dembele me kalonte aq thjeshtë. Gareth Bale…e di se kalojnë lehtë edhe futbollistë të tjerë, por unë thjeshtë e shikova dhe thashë: nuk mund ta bëj më këtë”, ka treguar Scholes.

“Doja të tërhiqesha në fillim të atij sezon, por mendova se do të dukej pak marrëzi dhe turpëruese”, ka përfunduar Paul Scholes.