Betim Fazliji është rikthyer në FC St.Gallen 1879.
Klubi zviceran njoftoi për rikthimin e futbollistit kosovar, i cili e kaloi një vit në FC St.Pauli.
Përfaqësuesi kosovar ka nënshkruar kontratë me klubin nga Superliga zvicerane deri në vitin 2027.

24 vjeçari i zhvilloi 19 ndeshje në Bundesliga 2 me klubin nga Hamburgu, por klubet arritën marrëveshje që lojtari të rikthehej në shtetin “Helvetik”.
Fazliji i ishte bashkuar St.Gallenit si lojtar i ri në vitin 2014.
Para sezonit 2019/20, ai kaloi në ekipin e parë dhe më pas luajti rregullisht nga fillimi.
Ai i ka zhvilluar 89 ndeshje në ligën elitare zvicerane dhë 9 ndeshje në Kupë, si dhe një në Kupat Evropiane.

























