Kombëtarja e Kosovës do ta ketë edhe një talent në radhët e veta.
17-vjeçari Nuredin Rexhepi, i ka thënë “PO” Kosovës.
Rexhepi luan në pozitën e qendërmbrojtësit VFB Stuttgart.
Ai po ashtu deri më tani ishte pjesë e kombëtarës U-17 të Gjermanisë.
Prezantimi i tij u bë nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Ademi i ka shprehur mirënjohje bashkëatdhetarëve tanë në Diasporë, të cilët vazhdojnë t’i rrisin fëmijët e tyre në frymën e atdhedashurisë.
17-vjeçari, Rexhepi ka statistika të shkëlqyeshme në Bundesliga U17.
Nuredin Rexhepi, i ka zhvilluar 16 paraqitje me skuadrën e VfB Stuttgart dhe në 92 përqind të ndeshjeve ka luajtur si titullar.
Ai ka realizuar edhe katër gola.
Tani mbetet që talenti kosovar t’i nënshtrohet procedurave të zakonshme dhe të pajiset me shtetësinë e Kosovës, në mënyrë që të ketë të drejtë për t’u paraqitur në fanellën e Kombëtares dardane.




























