Souleiman Coulibaly u transferua në fillim të këtij viti te Drenica.

22-vjeçari që dikur ishte pjesë e kampionëve të Francës, Paris Saint-Germain, klubit nga Skenderaj, iu bashkua nga skuadra Mureaux (National 3 në Francë).

Ai ka folur për mediat franceze për jetën në Kosovë, duke treguar se fiton më pak para se në Francë, transmeton VAR Kosova.

Megjithatë, mbrojtësi i lindur afër Parisit, thotë se është i lumtur në Drenicë.

“Jam i kënaqur në Skenderaj. Me kanë pritur shumë mirë në klub. Me shokët e skuadrës flasim anglisht dhe me Drenicën kam nënshkruar sepse kam mundësi të luaj në Evropë. Edhe pse fitoj më pak se në Francë, jam i lumtur në Drenicë”, ka thënë mbrojtësi Coulibaly.

“Kosova është 2 orë larg Parisit”, ka thënë ai duke shtuar se te Drenica ia paguajnë ushqimin dhe banimin gjithashtu.

“Para se të nënshkruaja me Drenicën, isha në Maqedoni të Veriut për teste dhe në Greqi, por nuk u realizua ndonjë transferim, për shkak të disa çështjeve administrative. Aktualisht jam në Francë dhe po pres fillimin e fluturimeve për t’u rikthyer në Drenicë. Erdha në Francë një ditë para mbylljes së aeroporteve sepse kisha një lëndim dhe duhej shëruar. Mezi pres të kthehem për të luajtur, pasi kampionati në Kosovë fillon më 6 qershor”, ka përfunduar mbrojtësi i Drenicës.

Drenica ndërkaq luan sot kundër Prishtinës në gjysmë finale të Kupës së Kosovës./VAR Kosova/