Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ sot luajnë Prishtina me Drenicën.
Gjysmëfinalja për Kupën e Kosovës, shënon rikthimin e futbollit pas pauzës për shkak të koronavirusit.
Futbollistët tashmë kanë filluar të vijnë në stadium.
Para se të hyjnë, ata dezinfektohen në tunelin dezinfektues që është vendosur te hyrja.
Ekipi i VAR Kosova është në teren dhe ju sjell këto pamje direkt nga stadiumi ‘Fadil Vokrri’./VAR Kosova/