Javier Galán, një ish-futbollist në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll, mban rekordin Guinness për goditjen më të fortë të topit.

18 vjet më parë u regjistrua në një konkurs në Spanjë, me ç’rast edhe theu shpejtësinë për fuqinë e goditjes së topit,

“Roberto Carlos godiste me një fuqi prej 122 km/h. Cristiano godet me një fuqi prej 117 km/h edhe pse te Man.United ka goditur edhe me 120 km/h. Unë e provova në konkurs dhe theva rekordin botëror duke arritur 129 km/h.” ka thënë spanjolli.