Mauro Icardi është zyrtarisht futbollist i Galatasaray. Sulmuesi argjentinas ka zbarkuar mbrëmjen e djeshme në Stamboll, aty ku është pritur në aeroport nga shumë tifozë, të cilët tashmë e shohin argjentinasin si idhullin e skuadrës.
Icardi do të jetë i Gatalasaray me titullin definitiv, duke qenë se turqit kanë blerë përfundimisht kartonin e tij nga PSG për 10 milionë euro. Argjentinasi e njeh mirë kampionatin turk, ku sezonin e fundit ishte vendimtar me golat e tij duke fituar titullin kampion teksa kërkon të përsërisë historinë edhe këtë sezon. Pritet që pas transferimit të Icardit, Galata të kthej vëmendjen kah Milot Rashica, i cili ishte partneri kryesor i Icardit në sulm.
Për Icardin kishte interesim edhe nga kampionati italian, ku ishte Milani që u vu pas shërbimeve të tij por gjërat u zbehën dhe në fund, argjentinasi vendosi të rikthehej aty ku tifozët e duan jashtëzakonisht shumë.



























