Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, ka avancuar tutje në Ligën e Konferencës.
Të enjten në Belfast të Irlandës së Veriut, Ballkani fitoi përballë kampionit të këtij vendi, Larnes, me rezultatin 4:1.
Në raundin e tretë Ballkani do të luajë kundër Lincoln Red Imps.
Shorti i raundit të play-off-it të UEFA-s për Konferencën e Evropës 2023/24 do të mbahet në Shtëpinë e Futbollit Evropian UEFA në Nyon, Zvicër, të hënën më 7 gusht në orën 14:00.





























