Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale të Mastersit të xhudos, që po mbahet në Budapest.

Në çerekfinale të kategorisë deri 52 kg, Distria e kaloi pa telashe gjermanen Maccha Ballhaus.

Ndaj saj ka dominuar plotësisht. Realizoi herët hedhje për uazari dhe më pas ishte vazhdim në kërkim të hedhjes së dytë.