Plaçkitet shtëpia e dy futbollistëve të Kosovës, Arbër Zenelit dhe Valon Berishës, në Francë.Sipas mediumeve franceze, ata kanë vjedhur dy çanta “Louis Vuitton” dhe shtatë ora “Rolex”, si dhe gjësende të tjera të cilat e kapin vlerën e 350 mijë eurove.

Është raportuar se dëmi është mbi 350 mijë euro. Një fqinj ka parë dy persona duke u larguar me një veturë. Hetimet janë duke vazhduar.