Milot Rashica nuk është përfshirë në skuadrën e Norwich Cityt për ndeshjen hapëse të sezonit, që klubi anglez e luan kundër Hull Cityt, transmeton VAR KOSOVA.
Arsyeja zyrtare është “mungesa e fitnesit”, por klubi anglez është duke vazhduar negociatat me Galatasaray për transferin e yllit nga Vushtrria.
Ditë më parë u raportua se Rashica kishte arritur marrëveshje personale me kampionët e Turqisë për një kontratë 4 vjeçare.




























