Kryetarja e Federatës së Atletikës së Somalisë është suspenduar për shkak të pretendimeve se vrapuesja që shënoi kohë turpëruese në 100 metra vrapim, është mbesa e saj.

Ministria e Sportit e Somalisë e ka akuzuar Khadija Aden Dahirin për “abuzim të fuqisë” dhe “nepotizëm”, për shkak se Nasra Abubakar Ali, pa aftësi për të garuar në 100 metra sprint, e ka përfaqësuar shtetin në Lojërat Botërore Universitare në Kinë.

20-vjeçarja ishte e fundit, ndërsa në videot e postuara në rrjetet sociale, tregohet qartë se ajo nuk ishte e denjë për të marrë pjesë në këto lojëra.