David de Gea dëshiron të bëhet portieri i ri i Bayern Munich, por duket se kampionët e Bundesligës më shumë preferojnë Stefan Ortegan.

Ortega është i hapur për t’iu bashkuar Bayernit dhe thuhet se ka folur me trajnerin Thomas Tuchel. Mirëpo, kampioni i Gjermanisë  ende nuk i ka dërguar asnjë ofertë Cityt, transmeton Klankosova.tv

Bayern është duke kërkuar për një portier të ri pasi Yann Sommer u largua për t’iu bashkuar Interit dhe me Manuel Neuer ende disa muaj larg rikthimit nga lëndimi.

Skuadra e Tuchel dëshironte Kepa Arrizabalaga, por gardiani i Chelseas zgjodhi të bashkohej me Real Madridin në huazim.