Milot Rashica ka arritur marrëveshje për transferim nga Norwich City te Besiktas, transmeton VAR Kosova.
27-vjeçari nga Vushtrria do të luajë sërish në kryeqytetin turk, por këtë herë te Besiktas, klub me të cilin do të nënshkruaj kontratë katër vjeçare.
Sulmuesi dardan do të përfitojë rreth 2 mln euro në sezon.
Rashica i bashkohet kështu Alex Oxlade Chamberlain dhe Ante Rebic si një nga lojtarët më të paguar në klub.


























