Spanja u shpall kampione e botës në futbollin e femrave por ceremonia e dorëzimit të trofeut u përcjell me një skandal, transmeton VAR Kosova.

Pas fitores ndaj Anglisë, në momentin që po dorëzoheshin medaljet, presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, puthi në buzë futbollisten Jenni Hermoso.

Hermoso tha në një transmetim të drejtpërdrejtë më pas se “nuk i pëlqeu kjo”.