Ngjarja që ndodhi në Amerikë, tronditi mbarë botën.
Protestave kundër diskriminimit pas vdekjes së George Floyd, iu bashkuan edhe futbollistët e ekipeve të ndryshme.
Futbollistët në Bundesligë zgjodhën që t’i festojnë golat duke u solidarizuar me protestuesit.
Jadon Sancho, Achraf Hakimi hoqën fanelat për të zbuluar mbishkrimet në përkrahje të protestave që kishin në bluzat e tyre.
Edhe Marcus Thuram festoi golin duke u gjunjëzuar.
Kreu i FIFA-s, Gianni Infantino, u ka dal në mbrojtje futbollistëve duke vlerësuar lartë veprimet e tyre.
Ai ka thënë se ata nuk duhet të dënohen, por duhet të duartrokiten që hoqën fanelat për të mbështetur protestat kundër diskriminimit./VAR Kosova/