Ish-sulmuesi i Kosovës, Albert Bunjaku, po tregon formë të mirë në Bundesliga 3.

Të martën ekipi i tij, Viktoria Köln ka shënuar fitore ndaj Zwickau me 3-0.

Golin e parë për vendasit e shënoi pikërisht futbollisti nga Kosova.

Pasi shënoi në minutën e 63-t, 20 minuta më vonë, Bunjaku ka asistuar  për golin e dytë të cilin e shënoi Wunderlich.

Aktualisht ai është golashënuesi më i mirë me 17 gola këtë sezon.