Mbrojtësi legjendar i Spanjës dhe Real Madrid, Sergio Ramos do të rikthehet tek Sevilla, shkruan gazetari Fabrizio Romano.

Marrëveshja verbale në mes të mbrojtësit dhe klubit është arritur, duke i mbyllur kështu derën ofertave nga Arabia Saudite dhe Turqia. Spanjolli do të kthehet tek klubi nga Andaluzia pas 18 vjetëve, pasi në vitin 2005 ishte transferuar në Real Madrid.