Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, ka thënë se ishin me fat që nuk pësuan dhe se rezultati ishte i drejtë.
“Ferronikeli u mbrojt shumë mirë. Po e bëjmë Tovërlanin ministër të Mbrojtjes” ka thënë Munishi.
Ndërsa trajneri i Ferronikelit, Afrim Tovërlani, pas ndeshjes kundër Ballkanit ka thënë se është i kënaqur me rezultatin.
“Kishim tri raste të pastra dhe na mungoi fati” ka thënë Tovërlani.
Ai ka shtuar se për ndeshjen e ardhshme do të jenë më të përgatitur.



























