Pas dy ndeshjeve të shtatorit, Kombëtarja e Kosovës ka rënë edhe dy pozita më poshtë në renditjen e FIFA-s.
“Dardanët” morën rezultate jo të mira, fillimisht duke barazuar me Zvicrën, por që pastaj u mposhtën në udhëtim te Rumania.
Me këtë humbje Kosovës veçse iu shuan shanset për një kualifikim në kampionatin evropian “Euro 2024”.
Nga pozita 109 që renditej në korrik, Kosova tani zë vendin e 111-të.

Në anën tjetër, Shqipëria ka marrë rezultate pozitive duke u ngritur me tri pozita nga renditja e fundit.
Pra fillimisht, nga pozita e 65-të, tani “Kuqezinjtë” gjenden në vendin e 62-të.




























