Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja, ka luajtur minutat e para pas mungesës prej afër një viti.
Megjithatë, rikthimi i Brojës nga lëndimi ka qenë me humbje te skuadra e Chelseat.
Chelsea të dielën në ndeshjen e xhiros së gjashtë, pësoi disfatë në shtëpi nga Aston Villa, 1:0.
Ishte pikërisht ndeshja miqësore e 11 dhjetorit të vitit 2022 kundër Aston Villas, kur Broja pësoi lëndim të rëndë në ligamentet e gjurit.
Edhe atë ndeshje miqësore, Chelsea e kishte humbur 1:0.
Broja kishte luajtur 24 minuta, ndërsa të dielën luajti prej minutës së 79-të.





























