Kontrata e spanjollit Pedro Rodriguez, me klubin lindiinez Chelsea po shkon drejt fundit.
Ish-futbollisti i Barcelonës, duket se do të vazhdojë karrierën në Serie A.
Skuadra e Romës ka shprehur interesim për të transferuar Pedron, si lojtar të lirë.
Një gjë e tillë mund të ndodh pas dëshirës së 32-vjeçarit për sfida të reja.
Roma mund të jetë një destinacion mjaftë i mirë për të, kur dihet që klubi roman ka pasur probleme me lëndime dhe mungesë të lojtarëve cilësorë.