Një djalosh serb i quajtur Gabriel Djordjeviq, u rrah brutalisht nga policia franceze gjatë protestave.
Në mbrojtje të tij ka dalë ylli francez, Kylian Mbappe.
“Drejtësi për Gabrielin”, ka shkruar futbollisti i Paris Saint-Germain në rrjetet sociale.
Gabriel Djordjeviq u arrestua në mbrëmjen e 26 majit.
Mediat franceze raportojnë se djaloshi u arrestua pasi tentoi ta vidhte një biçikletë.
Mirëpo policia ka tejkaluar kompetencat, pasi i shkaktoi lëndime trupore atij.