Aro Muric nuk është duke pasur minutazhin e duhur në Burnley, me klubin anglez që shpenzoi 20 milionë funta në transferimin e portierit James Trafford nga Manchester City, transmeton VAR Kosova.

Sipas gazetarit të njohur të Sky Sport, Florian Plettenburg, Union Berlin dhe Sevilla janë duke udhëhequr garën për transferimin e porterit të Kosovës.

Momentalisht, fokusi i 24 vjeçarit është te Burnley por nuk përjashtohet një ndryshim i ambientit në afatin kalimtar të janarit.