Pas vdekjes së George Floyd, shumë futbollistë dolën në mbështetje të protestave kundër racizmit në SHBA.
Mbrojtësi i Bayern Munich Jerome Boateng, ka folur për DW (Deutsche Welle) për rëndësinë e edukimit dhe mbështetjen e njerëzve.
Ai ka thënë se edhe në shtetin ku jeton aktualisht, në Gjermani, ekziston racizmi.
“Sigurisht që racizmi është i pranishëm edhe këtu. Vitet e fundit, kemi parë shumë sulme ndaj të huajve dhe grupeve të ndryshme fetare në Gjermani”, ka thënë Boateng.
“Gjatë fëmijërisë sime në Berlin, edhe unë jam përballur me racizmin, natyrisht. Por në fushën e futbollit është krejtësisht ndryshe dhe nuk ka rëndësi nga ke ardhur dhe çfarë ngjyre dhe çfarë feje ke”, ka thënë mbrojtësi gjerman.
“Gjithçka fillon me edukimin e fëmijëve. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Asnjë fëmijë në këtë botë nuk lind racist. Varet nga prindërit se çfarë u mësojnë fëmijëve të tyre”, ka përfunduar Boateng./VAR Kosova/