Luca Zidane do të largohet nga Real Madridi. 

Edhe pse portieri francez ka kontratë me Realin deri me 30 qershor të këtij viti, të dyja palët janë pajtuar që të ndajnë rrugët.

Babai i tij, Zinedine Zidane, nuk ka tentuar fare të ndikonte në të ardhmen e djalit, duke ia lënë këtë detyrë në besim të agjentit të tij.