Portieri Diant Ramaj ka kompletuar tjetër ndeshje me skuadrën e Ajaxit, që ka fituar sërish.

Ajaxi të dielën e realizoi fitoren e dytë rresht në ligë, ndërsa e mposhti 4:1 Heerenvenin.

Ndeshja i ka takuar xhiros së 11-të të elitës së futbollit holandez.

Ramaj u vlerësua me notën 6.8 nga portali i statistikave, Whoscored.

Me këtë fitore, Ajaxi tani ngjitet në mesin e tabelës me 11 pikë, në dhjetë ndeshje të luajtura.

Heerenveni ka 10 pikë.