Llogaria zyrtare e kampionatit francez, Ligue 1, ka publikuar një video driblimet e Edon Zhegrovës duke e titullar “Arti i driblimit të Edonit” platformën X (ish Twitter), transmeton VAR Kosova.

Zhegrova ka qenë në formë të jashtëzakonshme në javët e fundit, duke kontribuar me 3 asistime në fitoret e Lille në Ligue 1 dhe Conference League.

Anësori i Kosovës së fundmi është cilësuar edhe dribleri më i mirë në Evropë nga CIES.