Mesfushori i Barcelonës Ivan Rakitiç, do të takohet me drejtuesit e Sevillas, për të diskutuar një rikthim të mundshëm.
Sipas Mundo Deportivo, andaluzianët janë duke shpresuar që të sigurojnë shërbimet e 32-vjeçarit me një cmim të ulët në verë.
Ka vetëm një element që kjo marrëveshje mund të dështojë.
Rakitiç, kontrata e të cilit skadon vitin e ardhshëm, me shumë mundësi do të kërkojë një kontratë tre-vjeçare, për t’u larguar nga Barça.
Kjo sipas Mundo Deportivo, vështirë që do të ofrohet nga Sevilla.