Sipas njoftimit të UEFA-s në ditët e para të dhjetorit, tifozët e Kombëtares shqiptare në mbarë botën, mund të sigurojnë një biletë për ndeshjet e Europianit nëpërmjet aplikimit në faqen zyrtare të saj.
Ky proces ka nisur që më datën 4 dhjetor është mbyllur sot në orën 14:00.
Pas mbylljes së aplikimit, hedhet shorti, dhe pastaj vjen edhe përgjigja nëse jeni fitues apo jo.
Një platformë e rishitjes së biletave do t’i lejojë tifozët të ofrojnë biletat e tyre për rishitje me vlerë nominale përmes EURO2024.com/tickets. Platforma e rishitjes së biletave do të jetë e disponueshme në pranverën e vitit 2024. Kjo platformë do t’u mundësojë tifozëve të blejnë në mënyrë të sigurt biletat nga tifozët e tjerë përmes kanalit zyrtar të shitjeve të UEFA-s. .
Shqipëria do të luajë më 15 qershor me Italinë në Dortmund, 19 qershor me Kroacinë në Hamburg dhe 24 qershor me Spanjën në Dyseldorf.




























