Skuadra e Ballkanit është nisur për në Zagreb.

Të enjten mbrëma kampioni i Kosovës, Ballkani, luan ndeshje vendimtare në grupet e Ligës së Konferencës. I duhet fitorja ndaj Dinamos së Zagrebit për të shpresuar që të avancojë në fazën nokaut të Ligës së Konferencës.

Ndeshja Dinamo – Ballkani i takon xhiros së fundit të fazës grupore dhe zhvillohet në stadiumin “Maksimir”.