Real Madrid arriti të triumfoi mbrëmjen e kësaj të enjteje, me rezultatin minimal, 0 me 1, transfertën e “Estadio Mendizorrotza”, edhe pse për më shumë se 45’ minuta ishin me 10 lojtarë në fushën e blertë, transmeton VAR Kosova.
Ndonëse ishin me një lojtar më pak, kjo nuk i ka frenuar “Galaktikët” e më konkretisht anëosrin e mbrojtjes Lucas Vasquez, i cili pasi merr një pasim nga Toni Kroos, në minutën e 92’-të të sfidës dërgon topin në rrjetën kundërshtare, për të “vulosur” fitoren e skuadrës së teknikut, Carlo Ancelotti.
Ndërkohë, trajneri i Alaves, Luis Garcia Plaza, humbi qetësinë pas pranimit të golit në sekondat e fundit të ndeshjes.



























