Përveç rezultateve të dobëta në fushë, nuk kanë të sosur as problemet jashtë fushës te Napoli i Amir Rrahmanit, transmeton VAR Kosova.
Së fundmi, sulmuesi nigerian, Victor Osimhen, ka ofenduar rëndë agjentin e bashkëlojtarit të tij, Kvarastkhelia, i cili kishte thënë se Osimhen, mund të transferohet në Arabi Saudite gjatë verës.
“I dashur Mamuka Jugeli, ju jeni një copë e ndyrë dhe jeni i neveritshëm. Mua më vjen turp nga logjika jote. Mbaje emrin tim larg gojës tënde” – shkroi ai në Instagram.



























