Atalanta ka arritur të fitojë ndaj Milanit me përmbysje, me shifrat përfundimtare 1-2.
Leao ishte i pari ai që shënoi në këtë sfidë, ku në minutën e 45’ tundi rrjetën e Atalanta.
Ende pa mbaruar pjesa e parë, në shtesën e saj, Atalanta gjen barazimin në minutën e 47’ me Koopmeiners.
Në të dytën, ishte Atalanta ajo që gjen përsëri golin, dhe ishte përsëri Koopmeiners nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 59’.
Një nga më meritorët ishte Berat Gjimshiti, i cili me një sprint të jashtëzakonshëm ku bëri 80 metra për 10 sekonda arriti të shpëtoi ekipin e tij nga goli i sigurt.




























