Portieri shqiptar, Diant Ramaj, ka qenë më meritori që Ajaxi të dielën mori pikët e plota në udhëtim te Go Ahead Eagles.
Ramaj pati 10-të pritje në total, më së shumti për një portier të Ajaxit në “Eredivisie” që nga edicioni 2010/11, kanë shkruar mediumet holandeze.
“‘A luajti rol fati? Çfarë është fat… Sigurisht që kundërshtari kishte shanse të mëdha, por sot ishte një lojë e mirë për mua, munda ta ndihmoja skuadrën”.
Ajaxi fitoi me rezultatin 3:2, ndërsa ndeshja i takoi xhiros së 17-të. Me këtë fitore, Ajaxi është ngjitur në pozitën e pestë me 28 pikë, kurse Go Ahead Eagles ka mbetur me pesë pikë më pak.




























