Amir Rrahmani është në garë për të fituar tjetër trofe me skuadrën e Napolit. Rrahmani me Napolin të enjten mbrëma në Riad të Arabisë Saudite, triumfuan në gjysmëfinale të Superkupës së Italisë ndaj Fiorentinas, 3:0.

Napoli do të luajë në finale me fituesin e gjysmëfinales tjetër ndërmjet Interit dhe Lazios që zhvillohet të premten. Finalja luhet të hënën në stadiumin “Al-Awwal Park” të hënën.

Superkupa e Italisë për herë të parë zhvillohet me format të tillë, me katër skuadra pjesëmarrëse. Më herët në finale të Superkupës kanë luajtur vetëm kampioni dhe fituesi i Kupës, ndërsa tani luajnë edhe nënkampionët.