Feronikeli mposhti pasditen e së shtunës skuadrën e Vushtrrisë me rezultat 3-1.
Kjo fitore mban gjallë shpresat për kreun e tabelës.
Këtë fitore e ka komentuar as kreu i komunës, Ramiz Lladrovci, djali i të cilit shënoi një gol fantastik.
Kryetari Lladrovci ka thënë se kjo fitore i dedikohet Përparim Islamit, mbrojtësit të djathtë, i cili do të mungojë për afro shtatë muaj, si shkak i një operacioni që iu nënshtrua të shtunën.
Postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit:
“Sot, Ferronikli, dëshmoi se kur don, edhe mundet. Përgëzime për lojtarët dhe stafin e shkëlqyer. Fitorja është fjala jonë e parë dhe e fundit!Mesazh të veçantë dua të bëj për atë që tash na mungon shumë në fushë, Përparim Islamin-Rruku. Uroj shpejt të kthehet në fushë dhe bashkëlojtarët, fitoret deri në kthimin e tij t’ia dedikojnë Rrukut, sepse e meriton nderimin!”.






























