Real Madrid ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në udhëtim ndaj Leipzig, në kuadër të fazës së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
E tërë ndeshja u përcoll me një ritëm të lartë ku rastet nuk munguan si për Real Madridin ashtu edhe për Leipzigun.
Vendasit në fakt arritën që të kalojnë në avantazh përmes Benjamin Seskos (2’) por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.
Në lidhje me këtë incident, Toni Kroos, pas ndeshjes foli duke thënë që goli duhej të pranohej.
“Mendoj se në “bilbilin e fundit bie për pozicion jashtë loje sepse është në rrugën e tij, por portieri nuk mund ta arrijë topin. Kjo është arsyeja pse duhej të jepnim golin” – deklaroi ai.





























