Bayern Munich është një prej skuadrave më të forta në botë. Këtë po e dëshmon edhe këtë sezon.
Fuqinë e treguan edhe pas rifillimit të futbollit, pas pauzës për shkak të koronavirusit.
Bavarezët deri tash kanë shënuar 90 gola.
Nëse vazhdon ecuria e shënimit të shumë golave në ndeshje, Bayern Munich mund të thyejë një rekord sa i përket numrit të golave për një sezon.
Në sezonin e vitit të largët 1971/72, skuadra bavareze kishte shënuar 101 gola.
Mbetet të shihet se a do të thyhet ky rekord, ku kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në përfundim të kampionatit./VAR Kosova/





























