Elseid Hysaj do të largohet në verë nga Napoli ndërsa destinacioni i tij mbetet ende i paqartë.
Skuadra më e interesuar për të është Roma.
Fillimisht u mendua se mund të ishte një zëvendësim direkt me mbrojtësin e Romës, Rick Karsdorp, por Calciomercato zbulon një tjetër ide.
Hysaj dhe Ospina mund të kalojnë në kryeqytet për Karsdorp dhe Federico Fazio.
I pari do të kthehet nga huazimi te Feynordi në Holandë, i dyti nuk ka gjetur shumë hapësira.
Por Napoli mund të kërkojë edhe futjen e Cengiz Under në marrëveshje.




























