Ylli i Kosovës, Milot Rashica, është figura tragjike e Beshiktashit nga ndeshja e së shtunës në mbrëmje ndaj Antalyasporit në xhiron e 30-të të Superligës turke.
Futbollisti nga Vushtrria realizoi gol nga penalltia në minutën e 11-të të shtesës, për ta barazuar rezultatin, por goli s’u pranua pasi ai rrëshqiti dhe e preku topin me të dyja këmbët.
Në fund, Beshiktashi u mposht 2:1. Golin e vetëm te skuadra e Rashicës e shënoi shqiptari tjetër Ernest Muçi.



























