1:1 ka përfunduar ndeshja derbi në mes të Interit dhe Napolit, që u luajt në kuadër të javës së 29-të në Serie A.
Matteo Darmian, realizoi për 1:0 në minutin e 43-të për “Zikaltërit”.
E napolitanët barazuan rezultatin me Juan Jesus, në minutin e 81-të.
Kështu ndalet ecuria e fitoreve prej 10 ndeshjeve të “Nerazzurrëve”.
Në ndeshje për Napolin u paraqit edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili pati ndeshje shumë të mirë duke u vlerësuar me notën 7.2 nga Sofascore.

Aktalisht, skuadra e Simone Inzaghit, (Inter) gjendet në vendin e parë të Serie A me 76 pikë, derisa ajo e Francesco Calzonas, në pozitën e shtatë me 45 pikë.



























