Përfaqësuesja e Kosovës në futboll i nisi të hënën, me mungesa të shumta, përgatitjet për ndeshjet miqësore të këtij muaji. Kosova të premten luan miqësoren e parë kundër Armenisë në Jerevan, ndërsa më 26 mars luan kundër Hungarisë në Budapest.
Në stërvitjen e parë të Përfaqësueses nën urdhrat e selektorit Franco Foda munguan kapiteni Amir Rrahmani, pastaj Elbasan Rashani, Edon Zhegrova, Mirlind Kryeziu, Donat Rrudhani, Florent Muslija, Blendi Idrizi, Bersant Celina dhe portieri Arijanet Muriq.
Të gjithë lojtarët munguan shkaku i angazhimeve me klubet e tyre në fundjavë, ndonëse një pjesë e mirë e tyre kishin ndeshje të shtunën, raporton KOHA.



























