Lausanne ka barazuar 3:3 në shtëpi ndaj St.Gallen, në kuadër të javës së 30-të në Superligën e Zvicrës.

E në këtë takim, shkëlqeu futbollisti kosovar, Donat Rrudhani.

Rrudhani shënoi dy gola në këtë ballafaqim për Lausanne.

Fillimisht ai barazoi shifrat 2:2 në minutën e 78-të, ndërsa barazoi edhe njëherë tjetër në 3:3 në minutën e 86-të të takimit.

Donat Rudhani tashmë ka pesë gola në ligë këtë sezon