Kapiteni i Liverpoolit, Virgil Van Dijk i ka kërkuar falje tifozëve të ekipit të tij pas humbjes së thellë të pësuar në shtëpi nga Atalanta në kuadër të ndeshjes çerekfinale të Ligës së Evropës.
Atalanta bëri një hap të madh drejt kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës pasi mposhti Liverpoolin me rezultat 3-0 në ndeshjen e parë çerekfinale të zhvilluar në Anfield.
Pas humbjes, kapiteni Van Dijk u kërkoi falje tifozëve duke iu premtuar angazhim për kualifikim në ndeshjen kthyese.
“Kjo ishte e ulët. Gjithçka që mund të shkonte keq shkoi keq dhe para së gjithash u kërkoj falje tifozëve. Varet nga ne që të fokusohemi në ndeshjet në vazhdim dhe të përpiqemi ta kthejmë këtë”, ka thënë Van Dijk pas ndeshjes.
Ndeshja e dytë çerekfinale e Ligës së Evropës në Bergamo do të zhvillohet të enjten e ardhshme.



























