Soccer Football - Euro 2020 Qualifier - Group A - Montenegro v England - Podgorica City Stadium, Podgorica, Montenegro - March 25, 2019 England's Raheem Sterling celebrates scoring their fifth goal Action Images via Reuters/Carl Recine TPX IMAGES OF THE DAY

Sulmuesi i Manchester Cityt, Raheem Sterling, ka dalë në mbrojtje të protestave anti-racizëm në Britani.

Protestat kanë filluar pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd në paraburgim të policisë në Minneapolis të SHBA-së.

Floyd vdiq pasi një polic nga Minneapolisi i kishte mbajtur gjurin në qafë për afro nëntë minuta.

“Sëmundja e vetme tash është racizmi të cilin po e luftojmë. Po mundohen të gjejnë një zgjidhje dhe një mënyrë për të ndalur padrejtësinë. Përderisa e bëjnë këtë në mënyrë paqësore dhe të sigurt dhe asnjëri të mos lëndohet e të mos ketë thyerje të shitoreve, atëherë është në rregull” ka thënë Sterling.