Armando Broja është bërë me skuadër të re, edhe pse duhet pritur edhe pak deri te zyrtarizimi.
Sulmuesi shqiptar më në fund po largohet nga Chelsea dhe do t’i bashkohet skuadrës së sapo inkuadruar në elitë, Ipswich Town.
Marrëveshja mes palëve është arritur ditën e djeshme për huazimin e Brojës.
Ka një marrëveshje për huazimin e lojtarit deri në fund të sezonit me obligim blerje prej 30 milionë funteve nëse Ipswich mbetet në elitën e futbollit anglez.



























