Është dita e fundit e ndeshjeve ndërkombëtare dhe nga dita e nesërme të gjithë futbollistët do të jenë në klubet e tyre për t’u përgatitur për fundjavë.
Kombëtarja e Shqipërisë sot do të zbresë në fushë për ta zhvilluar ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve, ku përballë ka Gjeorgjinë.
Kuqezinjtë e Sylvinhos e kanë nisur për mrekulli aventurën, duke triumfuar me rezultat 1-2 në udhëtim tek Ukraina.
Dueli mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë zhvillohet në “Air Albania” në Tiranë me fillim nga ora 20:45.
Fitorja do të thotë shumë si për njërën ashtu edhe për tjetrën skuadër, pasi do të ishin kryesues të Grupit 1 me gjashtë pikë.