Sipas statistikave të Premier Ligës ruse deri tani, ylli kuqezi është ndër lojtarët më të mirë, të paktën për pjesën ofensive, siç është edhe specialiteti i tij. Daku mban vendin e katërt në klasifikimin e lojtarëve në bazë të golave të shënuar dhe asisteve të dhënë.

Deri tani, ai ka shënuar 5 herë për ekipin e tij, Rubin, dhe ka shërbyer dy asiste. Kjo, në 8 ndeshje gjithësej.

Mbi 26-vjeçarin janë vetëm 3 lojtarë, mesfushori i Lokomotivës së Moskës, Aleksej Batrakov me 5 gola e 5 asistë, si dhe dy futbollistë të Zenitit të Shën Peterburgut, kampiones në fuqi  të Rusisë, sulmuesi Glushenkov me 7 gola e 1 asist, dhe mesfushori Vendel me 1 gol e 7 asistë.

Daku është më i miri i ekipit nga qyteti i Kazanit, ndërsa ndjekësit brenda skuadrës kanë vetëm nga një gol, si sulmuesi Çumin, mesfushorët Jukiç e Zotov dhe mbrojtësi Kabutov.

Sezonin e kaluar, Daku realizoi 10 gola dhe shërbeu 4 topa për gol në Premier Ligën ruse, duke qenë më I miri I Rubinit dhe njëri nga më të mirët e krejt kampionatit.