Një debat i madh po zhvillohet mbi pagën e lartë të trajnerit Sylvinho, i cili paguhet një shumë të konsiderueshme, por pa arritur rezultatet e pritshme. Kritikat po rriten, sidomos pas serisë së humbjeve të njëpasnjëshme që ka pësuar skuadra nën drejtimin e tij.

Disa tifozë dhe analistë kanë shprehur shqetësim për faktin se, edhe pse Sylvinho është paguar një pagë të majme, mentaliteti i tij duket se po ndikon negativisht te skuadra. “Është e pranueshme nëse një trajner me këtë lloj page sjell rezultate, por kjo nuk ka kuptim kur shohim humbjet e tij të vazhdueshme dhe qasjen e tij humbëse,” shprehen disa zëra kritikë.

Sipas burimeve të besueshme, paga e Sylvinho-s është rritur së fundmi duke arritur shifrën prej 1 milion eurosh në vit. Kjo ka shkaktuar edhe më shumë reagime, me shumë njerëz që e konsiderojnë këtë pagë tepër të lartë duke marrë parasysh mungesën e rezultateve dhe rrugën e vështirë që skuadra po përballet nën udhëheqjen e tij.

Me këtë situatë, shumë zëra kërkojnë një debat të thellë për të kuptuar nëse kjo marrëveshje financiare është e drejtë për një trajner që duket se po dështon të sjellë përmirësime në skuadër.